“Jam optimist”, humbja me modestët letonezë të Daugavpils, Edi Martini: Mendoj se do t’ia dalim atje.

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, foli pas disfatës 0 me 1 që skuadra e Vllaznisë regjistroi në “Elbasan Arena” ndaj letonezëve të Daugavpils. Tekniku shkodran u shpreh i keqardhur për këtë humbje, teksa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH” deklaroi:
“Normalisht i mërzitur, kishim rastet tona. Duhet të shënonim. E zotëruam lojën, nuk arritëm të shënonim, pësuam një gol të evitueshëm, ky është futbolli.
Në javën e fundit kemi ndryshuar 4 lojtarë në formacion. Na u dëmtuan dhe nuk arritëm të mbajmë ritmin. Krymi dhe Sala na kërkuan ndërrim në pjesë të parë. Edhe Mala nuk ishte në gjendje optimale, nuk është stërvitur.
0- 0 do ishte më mirë. Do të shikojmë rikuperimin e lojtarëve që ishin të dëmtuar. Do të zgjidhet në ndeshjen e dytë. Jam optimist me lojën, mënyrën si kanë luajtur djemtë. Jam optimist dhe mendoj se do t’ia dalim atje.
Ky ishte një ekip i vështirë, që mbron mirë, shtatlartë. Nuk është kollaj të çash 10 veta. Në pjesën e parë duhet të shënonim 2-3 herë. Kishim edhe raste për penallti. Kam besim tek djemtë sepse kemi edhe 90 minuta të tjera.
1-0 është rezultat që mund ta kthesh. Do të mundohemi dhe do të provojmë. Kemi pritur edhe lojtarë të tjerë të vijnë. Jemi bisedime me shumë lojtarë të tjerë. Është i domosdoshëm kalimi i këtij turni. Deri në fillim të kampionatit, kemi për të pasur shumë lojtarë të mirë. Kemi edhe një ndeshje që duhet të luftojmë për të arritur kualifikimin edhe për financat e klubit”, u shpreh Martini.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!