Aksioni për prishjen e ndërtimeve në Theth, Spahia: Rama i preu në besë banorët, po synon të fshehë problemet e mëdha

Kasioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistik të Thethit dhe përplasja me banorët, ka qenë kryefjala e ditëve të fundit në media.

I ftuar në Quo Vadis këtë të enjte të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka folur mbi atë që po ndodh në Theh.
Ai tha se e gjithë kjo reprezalje është e patolerueshme. Sipas tij Rama po opret në besë banorët e Thethit, pasi ishte vetë ky i fundit që i ftoi të ndërtonin para zgjedhjeve.

Spahia tha se pas këtij aksioni Rama po fsheh problemet e mëdha para syve të qytetarëve, siç ishte masakra zgjedhore, apo mungesa e ujit të pijshëm.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Çfarë po ndodh ne Theth?
Spahia: Po ndodh ajo që inicioi para disa muajsh vetë Rama. Pra shkatërrimi i Thethit me mriatim e institucioneve shtetërore. Menjëherë me të kaluar fushata zgjedhore, jemi dëshmitarë të një reprezalieje të paprecedentë, i cili po shkatërron jo vetëm ekonominë e atyre banorëve por dhe imazhin e nëj prej zonave turistike. Unë e kam parë që në fillim këtë llëvizje për të hequr vëmendjen nga disa probleme të mëdha, si masakra zgjedhore e 11 majit. Por edhe menaxhimi i disa qytetarev kryesore, siç janë problemet me plehrat, uji i pijshëm. Për të hequr vëmendjne nga të gjitha këto probnlematike ka ndërmarrë një dhunim pa asnjë arsye, të legjitimuar nga vetë ai. Një dhunim i atyre banorëve që nga vetë Rama u shtynë të investonin të ardhurat e tyre.
Borakaj: Edhe pa pasur një leje?
Spahia: Aty ishet paligjshmëria e kryeministrit, aty qendron dhe pabesia e tij ndaj atyre banorëve. Rama e dinte fare mirë kur bëri thirrje për faljen e gjobave dhe ndërtimine  bujtinave ishte e jashtëligjshme. Ligji aktual nuk lejon ndërimin në atë zonë, pasi banorët atje nuk kanë tituj pronësie, çka i pengon të amrrin leje ndërtimi zhvillimore.
Borakaj: Ju kundërshtoi aksionin?
Spahia: Ne jemi qartazi për zbatimin e  ligjit dhe kundër paligjshmërisë. Ne në të gjitha diskurset tona, kemi fakton që ka qenë shtyrje e padrejtë e Ramës për banorët që të investonin paratë e tyre në mënyrë të paligjshme.