VIDEO – “150 mijë euro dëm”, flet pronarja e restorantit të djegur në Theth: Nuk e di shkakun e zjarrit…

150 mijë euro është dëmi i shkaktuar nga zjarri i rënë në një restorant në zonën turistike të Thethit mesnatën e kaluar. Shifra bëhet publike nga pronarja, Aida Gjeçaj. Ajo thotë se ka qenë në Tiranë për arsye administrative të biznesit dhe rreth orës 2 të mëngjesit, është njoftuar për zjarrin e rënë.
Sipas saj, kanë qenë banorët ata që kanë ndihmuar shuarjen e flakëve, duke penguar përhapjen e tyre në strukturat e tjera rrotull. Gjeçaj thotë se ka 10 vite me këtë bisnes, ndërsa vitin e kaluar investoi 150 mijë euro në strukturën e saj. Ajo shton se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, banorë apo turistë.

Gjeçaj përjashton rënien e zjarrit për shkak të energjisë elektrike, teksa flet për koençidencën fatkeqe mes aksionit të IKMT- së dhe zjarrit të rënë në strukturën e saj. Ajo nënvizon se ka vetëm 5 dhoma, teksa thotë se çdo gjë është bërë me leje dhe konform rregullave, madje edhe me funksion “green”, me panele diellore.
Pronarja e Vila “Gjeçaj” thotë se ka besim se drejtësia do të zbardhë dinamikën e ngjarjes, teksa vijon se nuk ka asnjë dyshim për shkakun e zjarrit, pasi nuk ka patur asnjë problem me askënd në zonën e Thethit e më gjërë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!