Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ylli Dreshaj “zhduket” pas bujës në Ferma VIP, zbulohet me çfarë po merret në Zvicër fermeri
Pas bujës që shkaktoi me pjesëmarrjen në Ferma Vip, ku historia e ndarjes nga bashkëshortja dhe spekulimet mbi orientimin e tij seksual u komentuan gjerësisht në rrjete sociale dhe media, Ylli Dreshaj ka vendosur të tërhiqet nga vëmendja publike. Ish-fermeri, që u kthye në një ndër personazhet më të përfolur të formatit, ka zgjedhur Zvicrën dhe Gjermaninë për të kaluar ditët e nxehta të verës. Megjithatë, pushimet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ndjekësit. Në një postim të fundit, Ylli është shfaqur me një fshirëse xhamash në dorë në një apartament në Zvicër duke lënë ndjekësit në dilemë. Në një prononcim të shkurtër për revistën “Bordo”, Dreshaj ka treguar se ndodhet në Zvicër për disa bashkëpunime profesionale, ndërsa njëkohësisht ka shfrytëzuar...