Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Heshtje në PD ndaj lirimit të Salianjit, Dash Sula: E percollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar pas lirimit me kusht nga burgu të ish-deputetit Ervin Salianji. Në një postim në rrjetet sociale, Sula shprehet se rikthimi i Salianjit në Partinë Demokratike është pritur me xhelozi. Ai thekson se asnjë nga drejtuesit e PD-së nuk u paraqit për ta pritur Salianjin në ditën e lirimit, çka sipas tij tregon se në parti mbizotëron gara për ruajtjen e status quo-së dhe jo për rritjen e mbështetjes elektorale. Postimi i plotë: E percollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi. Dje doli nga burgimi politik Ervin Salianji, pas afro 10 muajsh izolim te padrejtë. Për Salianjin show me pranga në duar është një medalje sakrifice në interes publik. Por, dje paradite Salianji doli nga burgu dhe para...