Dh*na mes të miturave në Fier/ Policia identifikon dhe procedon penalisht 4 vajza, një shpallet në kërkim

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqen disa vajza të mitura duke ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë nisur punën për identifikimin e vajzave të përfshira dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

Policia bën me dije se janë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat shtetaset që shfaqen në video, të cilat janë marrë në pyetje në prani të punonjëses sociale, psikologut, avokatit dhe prindërve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Në përfundim të veprimeve procedurale, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për 4 vajza, konkretisht 3 të moshës 16 vjeç dhe 1 e moshës 17 vjeç, ndërsa një tjetër shtetase 16-vjeçare që shfaqet në video është shpallur në kërkim.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

Policia u bën thirrje qytetarëve dhe mediave që të denoncojnë çdo rast dhune apo paligjshmërie në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm në përputhje me ligjin.