Pas tre seancash gjyqësore që nisën më 17 qershor, Gjykata e Fierit ka vendosur ditën e sotme të lirojë me kusht ish-deputetin demokrat Ervin Salianji. Kërkesa për lirim me kusht ishte depozituar në muajin maj, pasi Salianji kishte përmbushur kushtin e kryerjes së tre të katërtave të dënimit me burg.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Gjatë seancave të zhvilluara në qershor, gjykata kërkoi raport vlerësimi nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier dhe nga Shërbimi i Provës. Këto raporte u paraqitën në seancën e sotme dhe rezultuan pozitive, duke konfirmuar sjellje të mirë të Salianjit gjatë kohës së vuajtjes së dënimit. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Prokurori Genci Mane u shpreh dakord me lirimin me kusht, ndërsa gjyqtari Noel Veizaj vendosi pranimin e kërkesës. Vendimi parashikon që Salianji të paraqitet rregullisht pranë inspektorëve të Shërbimit të Provës deri në përfundimin e plotë të dënimit prej një viti burg.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Gjithashtu, si pjesë e lirimit me kusht, ish-deputeti nuk duhet të kryejë ndonjë vepër tjetër penale të njëjtë me atë për të cilën është dënuar – në rast të shkeljes, ai do të rikthehet menjëherë në burg pa kaluar në procedurat standarde të arrestimit dhe masës së sigurisë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Ervin Salianji u dënua për kallëzim të rremë në çështjen e njohur si “Dosja Babale”, një nga ngjarjet më të debatuara në politikën shqiptare vitet e fundit.