‘Presion mbi Gjykatën Kushtetuese’, Zhulali: Mandatet e anëtarëve kanë skandalizuar PE

Në një intervistë televizive, ekspertja e çështjeve ligjore Ilda Zhulali foli në lidhje me raportin e fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë.
Ajo e cilësoi raportin si një “shuplakë të fortë” ndaj qeverisë, duke theksuar se gjetjet tregojnë një shtet të kapur, mungesë të zgjedhjeve të lira dhe presion të drejtpërdrejtë mbi Gjykatën Kushtetuese. Zhulali u ndal veçanërisht te paralajmërimi për pasiguri ligjore në emërimet në këtë institucion, një shqetësim që sipas saj prek drejtpërdrejt cilësinë dhe legjitimitetin e vendimeve që merren në gjykatën më të lartë të vendit.
“Ajo çfarë na thonë këto fakte dhe gjetje të Komisionit Europian, është që ne kemi një shtet të kapur plotësisht. Jo vetëm që kemi një Parlament Europian, jo vetëm që nuk patëm zgjedhje të lira dhe të ndershme, por duke nisur edhe me institucionet që ruajnë atë kontrollin dhe balancën, siç është Gjykata Kushtetuese, ka dy probleme shumë të rënda. E para, që vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen nga mazhoranca socialiste në parlament me qëllim.
E dyta, që ka një presion të shtuar mbi Gjykatën Kushtetuese dhe kanë përdorur një term shumë specifik që është shumë i rëndë, dhe ka pasiguri ligjore në emërimet e Gjykatës Kushtetuese. Kjo, sipas një shtjellimi shumë të rëndësishëm që i ka bërë më herët Komisioni i Venecias, cënon drejtpërdrejt vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe më pas vëmë në pikëpyetje edhe vendimet që merren aty, cilësinë e tyre, dhe ka një sërë pasojash që një shtet serioz do të duhej t’i merrte shumë seriozisht. Ajo që ishte interesante në këtë rast ishte që gjërat që në Shqipëri kanë kaluar pa vëmendjen e duhur, që bënte një ndarje mes ripërtëritjes së emërimeve në Gjykatës Kushtetuese, ku e merr veçmas emërimin ose riemërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.” – tha Zhulali.