Rikthimi i P. Diddy në skenën muzikore duket më i afërt nga sa pritej – dhe surpriza më e madhe? Ai pritet të bashkëpunojë me Kanye West në një projekt të ri muzikor.
Sipas një burimi pranë Kanye-s, publikimi i një kënge apo edhe një albumi të përbashkët është “vetëm çështje kohe”. Sipas të njëjtit burim, ky bashkëpunim mund të ketë një domethënie më të thellë për të dy artistët: “Muzika ka qenë një formë shpëtimi për Diddy-n, ashtu siç ka qenë edhe për Kanye-n. Diddy po përpiqet të përballet me gabimet e së kaluarës. Një këngë do të ishte mënyra më e mirë për të shprehur ndryshimin që ai kërkon.”
Në fakt, shenjat e para të këtij bashkëpunimi janë shfaqur muaj më parë. Në mars, Kanye ndau në rrjete sociale një fragment të një kënge të re, ku dëgjohej zëri i Diddy-t – një regjistrim i bërë gjatë një telefonate nga burgu Metropolitan Detention Center në Brooklyn, ku artisti 55-vjeçar po mbahet në pritje të gjyqit për akuza të rënda për trafik seksual dhe bashkëpunim kriminal.
Sipas një burimi të cituar nga The Post, Diddy nuk ishte në dijeni se telefonata po regjistrohej me video. Ai besohet se ka menduar se Kanye po e telefononte vetëm për të pyetur për fëmijët e tij.
Në fragmentin e këngës, dëgjohet Diddy duke thënë:
“Trego kujdes atje jashtë, sepse me siguri po përpiqen të na shkatërrojnë.”
Ai shton:
“Ata nuk do t’ia dalin. Do ta fitoj këtë luftë dhe do jem pranë teje.”
Këto fjalë interpretohen si një referencë e drejtpërdrejtë ndaj sfidave ligjore me të cilat po përballet Diddy, i cili rrezikon burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.
/vizionplus.tv

Leave a Reply