Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kompania s’ka paguar taksa për 21 vite”/ Flet deputeti pas arrestimeve në ‘Bankers Petroleum’: Ka pazar të pistë
Ai akuzon kompaninë se ka përvetësuar 12-15 miliardë euro nga nëntoka shqiptare dhe nuk ka paguar taksa për 21 vite. Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, i ftuar në një studio televizive ka folur pas arrestimeve e zyrtarëve në kompaninë Bankers Petroleum. Sipas Murrizit, hetimi duhej të bëhej nga SPAK, ndërsa shpreh dyshime për një “pazar të pistë”. Ai e cilëson Bankers-in si koncesionin më abuzues ndaj shqiptarëve. Myslim Murrizi: Kompania është me emër dhe prestigjioze dhe duhet ta hetonte SPAK. E ka marrë përsipër këtë punë Prokuroria e Fierit dhe gjej rastin ta falënderoj këtë prokurori për punën që është bërë. Kam folur nga 2020 për aferën në Bankers. Hetimi ndaj Bankers duhet të niste kryesisht. Prokuroritë në rrethe janë të varura nga pushteti. Dyshoj...