Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas ka arritur në 80 dhe pritet të rritet, thanë dje autoritetet lokale, ndërsa shpresat për të gjetur të paktën 10 fëmijë që ende rezultojnë të zhdukur po pakësohen.
Presidenti Donald Trump tha se “ndoshta” do ta vizitojë vendin të premten.Lexo edhe :Related Posts
“Kjo është një katastrofë që nuk e kemi parë në 100 vjet dhe është e tmerrshme të shohësh se çfarë ka ndodhur”, u tha republikani gazetarëve në New Jersey përpara se të hipte në Air Force One për t’u kthyer në Uashington.
Torrential rains unleashed flash floods along the Guadalupe River in Texas, killing at least 24 people as rescue teams scrambled to save people trapped by high water or reported missing https://t.co/wqYhWttCKY pic.twitter.com/Sw3dIDsf2u
— Reuters (@Reuters) July 5, 2025
Banorët protestuan gjatë fundjavës se nuk kishte pasur paralajmërime të mjaftueshme në lidhje me rreziqet e përmbytjeve.
Vetëm Qarku Kerr, i cili u godit më rëndë, ka humbur 68 persona, “40 të rritur dhe 28 fëmijë”, tha sherifi Larry Lethe, gjatë një konference për shtyp.
Dhjetë vajza dhe një mbikëqyrëse ende mungojnë. Helikopterë dhe dronë po marrin pjesë në kërkim, ndërsa Garda Kombëtare dhe Roja Bregdetare po marrim pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit.
At least 51 people have died after heavy rain caused flash flooding, with water bursting from the banks of the Guadalupe River in Texas.
The floods have also caused significant damage – Texas officials are facing scrutiny over their preparations. pic.twitter.com/pJ4zvJtsyR
— Sky News (@SkyNews) July 6, 2025
/vizionplus.tv

Leave a Reply