Një përgënjeshtrim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka nxjerrë zbuluar ambasadorin shqiptar në SHBA, Ervin Bushati, pas deklaratës së tij publike gjatë festimeve të 4 Korrikut, ku tha se Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte pranuar ftesën për të vizituar Tiranën “së shpejti”. Me një selfie entuziaste në fundjavë, Bushati tentoi të prodhonte një imazh të rremë diplomatik në kohë të trazuara për qeverinë Rama. Por DASH e ka bërë të qartë: nuk ekziston asnjë plan udhëtimi i Rubio-s drejt Shqipërisë. Gazetari Robert Papa, i cili kontaktoi direkt me zyrtarët e DASH-it, publikoi deklaratën zyrtare ku thuhej shkoqur se “Sekretari Rubio nuk ka asnjë vizitë të planifikuar për në Tiranë”. Sipas Papës vizita nuk figuron në axhendën diplomatike të Rubio-s për të paktën një vit. “Rubio nuk shkon në Shqipëri, nuk do të vizitojë Tiranën, nuk ka asnjë plan udhëtimi. Zyrtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit. “Nuk kemi asnjë plan udhëtimi të zotit Rubio”.
Nuk kam ndonjë gjë personale me ambasadorin e Shqipërisë, i cili rrjedh nga një familje me kulturë, por natyrisht që ka ndodhur dhe me të tjerë. Rama e përdor këtë në një kohë kur Rubio nuk ka njohur zgjedhjet, në një kohë kur Rubio ka 100 e ca probleme, sepse një gjyqtar federal ka pezulluar përkohësisht ristrukturimin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku ai kërkon të shkrijë 300 byro, zyra dhe të largojë rreth 20% të diplomatëve. Del ajo ftesa për një vizitë në Shqipëri. Nuk funksionon kështu. Departamenti i Shtetit ka axhendën e vet. Rubio mund të shkojë në Ballkan. Rubio mund të shkojë dhe në Serbi, mund të shkojë në Kroaci, mund të zbresë dhe në Tiranë.
Po në axhendën e tij, të paktën për një vit, kjo nuk ndodh, është zyrtare. Përse bini pre e një propagande idiotësh? Më ndjen keq, por dhe më vjen dhe mirë, se tregon një realitet. Jua kam thënë, Trump ka marrë një ftesë nga Rama dikur në sallonet e NATO-s, ku tha që e ftova për Shqipërinë dhe ju e dini se sa herë ka ardhur Trumpi në Shqipëri prej Ramës, me dhjetëra besoj. Ramiz Alia ka ftuar Presidentin Bush kur James Baker vinte në Tiranë dhe Bushi nuk erdhi. Amerikanët kanë pasur interesa ndaj Shqipërisë, edhe kanë. Për çastin, politika e jashtme amerikane ndryshon. Nuk është si ajo e mëparshmja. E kam thënë që Trump është xheksonian. Pra, më mirë me armiqtë, më keq me miqtë.
Ne jemi miq të Amerikës si popull, se si qeveri, nuk e di. Nuk e di a e di ambasadori i Ramës që kryeministri ka dy herë që nuk shkon te festa e Amerikës, 4 korrikut. Nuk pashë që Rama të shkruante ndonjë status të uronte pavarësinë e këtij shteti të madh. Rastësi? Rama kujton se Amerika është vetëm e Soros, e LGBT-ve, e antifamiljes, e antikombit, e antitraditave. Amerika është më e madhe, sidomos kjo Amerikë nën Presidentin Trump, po i jep rëndësi familjes, atdheut, kombit. Amerika mbi të gjitha. Trumpi nuk i ka harruar ata që e kanë sharë, që e kanë përbuzur, duke filluar nga JD Vance që i ka thënë dhe Hitler, nga Little Marco dikur apo dhe nga i madhi ynë global që tha fundi i qytetërimit. Trump nuk harron. Më vjen keq, Rubio nuk vjen në Tiranë”, tha Robert Papa.
Qoka
Deklarata e DASH që mohon vizitën e Sekretarit Marco Rubio në Tiranë është më shumë se një përgënjeshtrim diplomatik. Është një shuplakë e hapur ndaj një regjimi që ka ndërtuar iluzione për lidhje të privilegjuara me SHBA-në, ndërkohë që realiteti në Uashington është krejt tjetër. Në një Amerikë ku Soros shihet si simbol i destabilitetit global dhe anti-vlerave tradicionale, një kryeministër që e ka përqafuar publikisht këtë bosht, është automatikisht i padëshiruar. Rubio nuk planifikon “qoka” për Edi Ramën.
Nuk ka vizita. Nuk ka takime. Nuk ka përqafime diplomatike. Ka heshtje, injorim dhe refuzim. E gjitha kjo ndodh sepse qeveria shqiptare nuk përfaqëson më një partner të besueshëm në sytë e administratës Trump. Jo për shkak të popullit shqiptar, por për shkak të një individi që zgjodhi të jetë shërbëtor i interesave të Soros-it, në vend që të jetë përfaqësues i vlerave kombëtare. Ndaj, përtej çdo fotografie festive apo deklarate boshe në Tiranë, realiteti është ky: dera e Amerikës është mbyllur për Edi Ramën. Dhe çelësi nuk është më në duart e Sorosit.
DASH mohon vizitën në Tiranë të Sekretarit të Shtetit, përgënjeshtrohet ambasadori Bushati pas selfies për festën e…
