Ish-fermeri Erand Sojli rrëfeu mbrëmjen e sotme më shumë detaje nga projektet që e presin pas përfundimit të Ferma VIP 2.
Në një intervistë në Vizion Plus me Albano Bogdon, aktori rrëfeu për herë të parë se filmi shqiptaro-amerikan “The Spark”, me regji të Erand Sojlit do të shfaqet edhe në Shqipëri dhe Kosovë duke nisur nga shtatori.
Pjesë nga biseda:
Erand Sojli: Amerika nuk është aq e madhe sa e mendoni ju. Amerika është ca shtete, ca komunitete, dhe po je i miri në komunitetin tënd, je më i miri në Amerikë.
Albano Bogdo: Ke bërë disa filma me shpenzimet e tua.
Erand Sojli: Po, ata që e kanë bërë, ia kanë parë dritën. I fundit është “The Spark”, që përkthehet Shkëndija, dhe do ta shohë dritën edhe këtu në Shqipëri në shtator. Në Shqipëri edhe në Kosovë. Filmi është prodhuar në Amerikë.
Albano Bogdo: Është në anglisht apo në shqip?
Erand Sojli: Edhe në anglisht, edhe në shqip.
Albano Bogdo: Pjesën në anglisht do ta bëni me titra?
Erand Sojli: Po, me titra është.
/vizionplus.tv

Leave a Reply