Akuzat e PD/ KQZ publikon listën me emrat e kandidatëve të PS që u larguan nga detyra prej garës së 11 majit, mes tyre edhe Ardit Bido

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, duke i vendosur në dispozicion emrat e 35 kandidatëve socialistë të PS të cilët janë dorëhequr ose pezulluar nga detyrat për shkak të kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Përgjigja e KQZ për PD, vjen pas akuzave të kësaj force politike se kandidatët për deputetë të PS po përdorin postet publike për fushatë. Por, me këtë listë, PD del sërish blof, ndërsa në listë evidentohet edhe emri i Ardit Bidos, të cilin PS e akuzonte se ishte ende në detyrë ndërsa garon si deputet në listën e hapur të PS.
Emrat e plotë të kandidatëve të PS të cilët janë dorëhequr ose pezulluar nga detyraArdian Islami Drejtor Ministri e Infrastrukturës dhe EnergjisëErvin Demo Kryetar Bashkie, BeratEnriketa Jaho MjekeMatea Rexhepi Specialist në AKΡΑDanjel Gjura Drejtues ASHK, DibërValentina Haliti Drejtor shkolle, DibërAgron Malaj, Kryetar Bashkie MatAni Dyrmishi, Drejtor Spitali Rajonal,Ermal Elezi, Drejtor AMVV, ElbasanAdi Qose, Drejtor DVASHK, ElbasanAulona Bylykbashi, Zv Kryetare Bashki, ElbasanOtsi Komici, Pezullim nga detyra Drejtor i Përgjithshëm AKU, ElbasanErvina Meta, Shefe KabinetiАnа Nako, Drejtor Gjimnazi, FierPërparim Arapi, Përgjegjës Sektori QTTB LushnjëZaira Gjika, Drejtor DRAP FierMariglen Hoxha, Likujdator Uzina Plehrave Azotike FierKievis Jahaj, Drejtor AKUK, FierElton Korreshi, Zv.kryetar bashkie, FierAnila Dhimitri, Shef Gr.Op Përmet OSSH Këshill Bashkiak PërmetTermet Peçi, Kryetar Bashkie TepeleneAlfons Olldashi, Administrator BuçimasEridjon Rustemi, Nën Kryetar Bashkie, MaliqBesa Spaho, Zv Kryetare Bashkia KorçëAndon Gjoni, Administrator Nj. A ShënkollErion Markaj, Shef grupi Operativ Laç-RrëshenOnid Bejleri, Zv.Kryetar Bashkia ShkodërBesmir Lesha, Administrator SH.R.U.K.SH ShkodërEnertil Canaj, Kryetar Task Force Ndëristitucional ShkodërAntonela Dedej, Nën Kryetar Bashkia RrogozhinëEdlira Dyrmishaj, Anëtar Këshilli Bashkiak FierJulinda Dhame, Pezullim nga detyraFlorian Pullazi, Administrator Njësia 2 TiranëEvis Allushi, Këshill Bashkiak VlorëArdit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave