FieriWeb.com vlerësohet me çmimin “Aristidh Kola, Nderi i Kombit” në një ceremoni të veçantë në Roskovec

VIDEO

Media online FieriWeb.com është nderuar me çmimin prestigjioz “Aristidh Kola, Nderi i Kombit”, në një ceremoni të zhvilluar më 4 korrik 2025, në ambientet e Bashkisë së Roskovecit, e organizuar nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, në bashkëpunim me News Albania dhe Shoqatën Ress Egnatia, mbështetur nga Bashkia Roskovec.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Ky çmim iu dha medias FieriWeb me motivacionin: Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

“Dritare informative në shërbim të publikut, me përkushtim e profesionalizëm të lartë profesional.”Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Çmimin e tërhoqi drejtuesja e portalit, Bora Rexhepi, e cila në fjalën e saj falënderoi organizatorët, kolegët gazetarë, bashkëpunëtorët dhe ndjekësit e FieriWeb për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

Në ceremoni ishin të pranishëm personalitete të njohura të gazetarisë dhe institucioneve vendore, mes tyre kryetarja e Bashkisë Roskovec, znj. Majlina Bufi, si dhe gazetarët e njohur Anila Hoxha, Mentor Kikia, Frrok Çupi, së bashku me shumë gazetarë e profesionistë të medias nga e gjithë Shqipëria.

Kryetari i Unionit të Gazetarëve për Qarkun Fier, z. Vladimir Muçaj, njëherazi edhe drejtor i NewsAlbania.al, vlerësoi kontributin e medias FieriWeb si një model i gazetarisë lokale me standarde të larta profesionale dhe integritet.

Ky vlerësim është një nxitje për FieriWeb që të vijojë misionin e saj informues me përgjegjësi, transparencë dhe në shërbim të komunitetit.