Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Çmimi i “arit të zi” pas konfliktit Izrael-Iran, eksperti: Nafta përdoret si armë gjeopolitike, pritet rritje
Eksperti i tregjeve, Ergis Sefa, parashikon rritje të mundshme të çmimit të naftës për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe interesave të fuqive të mëdha. Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Sefa u shpreh se nafta shpesh përdoret si një “armë e ftohtë” nga shtete si Kina, SHBA dhe Rusia, ndërsa ndikimet më të mëdha i ndien Europa. Sipas tij, në këtë luftë ekonomike, tregjet mbeten të ndjeshme dhe çmimi aktual nuk pritet të qëndrojë i pandryshuar për një kohë të gjatë. “Unë nuk jam aq optimist saqë të mendoj se çmimi i naftës nuk do të rritet ose do të qëndrojë kaq sa është. Mendoj se do të rritet disi, kjo për shkak të disa faktorëve. Duhet të kemi parasysh dy faktorë të...