Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kemi detyrim ndaj atyre që na votuan”, Rama për zaptimin e hapësirave publike: Hiqini trarët për parkime e tendat nëpër lokale, do përballeni me gjoba e ndjekje penale
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të vendosjes së trarëve dhe pagesave për parkim në hapësirat midis pallateve, duke e cilësuar këtë praktikë si abuzive dhe skandaloze. Në një komunikim në Facebook, Rama u shpreh se askush nuk ka të drejtë të përvetësojë hapësirat që janë pjesë e përbashkët e komunitetit dhe të përfitojë financiarisht nga to. Rama: Ajo është po aq pronë private sa është shkalla e pallatit apo sac janë ashensorët e pallateve që i përkasin atij komuniteti. Askush nuk ka mbi tokën rreth pallatit dhe mbi hapësirën mes pallateve më shumë të drejta se secili prej atyre banorëve që janë në ato pallate. Ju bëj thirrje atyre që zotërojnë të tilla asete, që nga trarët që vendosin për ti marrë lekë...