“Hyrja në BE garanton drejtësinë”, Rama: Shqipëria s’ka rrugë tjetër vec antarësimit në Union

Pavarësisht se Partia Socialiste i dha jetë reformës në drejtësi, kryeministri Edi Rama  kërkon garanci që ajo të jetë e pakthyeshme. Në një takim të nivelit të lartë, me përfaqësues të Bashkimit Europian, kreu i qeverisë tha se paprekshmëria e institucioneve garantohet vetëm me hyrjen në Bashkimin Europian.
“Garantimi i pakthyeshmërisë i reformës në drejtësi është sfida e sfidave. Kur të hyjmë në BE, nuk është më alarm, por deri kur të hyjmë në BE duhet të jetë një alarm i vazhdueshëm që reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme, që institucionet e drejtësisë të jenë të paprekshme. Këto gjëra kanë ndodhur në historinë e Shqipërisë më shumë se një herë dhe s’ka arsye. Prandaj është i rëndësishëm ky komision dhe që pakthyeshmëria të jetë një nga pikat kyçe të referimit tonë”, tha Rama.
Rama kujtoi se në fillim, Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion kishte mosbesim.

 “Është shumë e çuditshme se si Tirana infekton komunitetet që vinë dhe nga vendet e ftohta. Kjo bëri që komisioni të shkonte nga një anë, që ekzaktësisht shkon në fjalën që këtu u përmend që është fjala konsolidim”, tha Rama.
Shqipëria sipas Ramës nuk ka rrugë tjetër veçse integrimit në Bashkimin Europian.
“Për ne shqiptarët të qenit anëtarë të BE, është të qenit përfundimisht të lirë nga hija e historisë sonë dhe të sigurt se liria jonë individuale dhe barazia para ligjit, nuk do jenë një atribut i lëvizshëm në varësi nga kush qeveris këtu në Tiranë”, tha shefi i qeverisë.
Zv/Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës Bjorn Berge u shpreh se Shqipëria brenda 2030 është brenda Bashkimit Europian.
“Sot dua të marr një moment për të vlerësuar se sa rrugë ka bërë Shqipëria që nga reforma e gjyqësorit deri te institucionet  e specializuara kundër korrupsionit, Shqipëria po tregon kurajon për tu përballur me problematikat e vështira, Spak po bën punën e vete edhe ne nivele të larta”, tha Berge.
“Shqipëria2030 në BE – Rruga e reformave”, është takimi i dytë i nivelit të lartë,që u mbajt në Tiranë, i organizuar nga Kuvendi , ku u bë publik draft plani kombëtar i veprimit, i cili përmbyll fazën e dytë të procesit për thellimin e reformave për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e ligjit./vizionplus.tv