Më shumë se 100,000 vetë protestojnë kundër Netanyahu dhe krimeve të luftës në Tel Aviv

Të paktën 100,000 njerëz kanë protestuar dje në Tel Aviv kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke dënuar luftën e tij në Gaza e duke kërkuar kthimin e pengjeve të mbetur në shtëpi.
Shumica e protestuesve valëvisnin flamurë izraelitë dhe akuzonin Netanyahu për shkatërrim të institucioneve, ndërsa grupi anti-gjenocid që përfshihej në protestë akuzonte ushtrinë e Izraelit për krime lufte.
Në pankarta shkruhej “Ndalo masakrën!” në anglisht dhe në gjuhën hebreje , ndërsa grupi brohoriste “Siguria nuk arrihet me bombardimin e spitaleve.”
Protestuesit kërkonin gjithashtu rikthimin e kreut të shkarkuar të sigurisë Ronen Barof, me të cilin Netanjahu akuzohet se po fsheh të vërtetën mbi realizimin e sulmit të 7 tetorit 2023 që Hamas arriti të realizojë brenda Izraelit.
Kritikët thonë se qeveria izraelite ka nxitur ose toleruar vrasjen e qindra qytetarëve të saj për të krijuar pretekstin e nisjes së luftës së përgjakshme.
“Armiku më i madh i Izraelit është Benjamin Netanyahu,” tha në protestë 63-vejçari Moshe Haaharony, “sepse ai nuk e do vendin dhe qytetarët e tij”.
Ushtria e Izraelit ka vrarë rreth 50 000 palestinezë gjatë fushatës brutale në Gaza dhe ka rrafshuar qytete të tëra me bombardime dhe eksplozivë, ndërsa pas tërheqjes fillestare u zbuluan varre masive të palestinezëve të vrarë në spitalet e Nasser e al-Shifa në Gaza.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR