Për rreth 90 minuta dhe me dyer të mbyllura, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit më të lartë politik të PS në qarkun e Vlorës.
Në mbledhje Rama ka thirrur të gjithë deputetët aktual dhe të zgjedhur të 11 majit, përfshirë kryetarin e Bashkisë Ermal Dredha dhe drejtuesit e drejtorive në bashki.Lexo edhe :Related Posts
Edhe pse me dyer të mbyllura dhe larg kamerave, burime bëjnë me dije se mbledhja është zhvilluar me tone të ashpra për shkak të situatave të keqmenaxhuara nga strukturat vendore, ndërsa mësohet që kreu i qeverisë të ketë kërkuar shkarkim të menjëhershëm të drejtorëve të bashkisë nga kryetari Dredha.
Pas shumë problematikave të hasura në qark, Rama ka kërkuar gatishmëri për zgjidhjen e çdo problemi të qytetarëve apo edhe për problematikat e qytetit.
Prej kohësh Bashkia e Vlorës ka qenë në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme në administratë dhe për pakënaqësi të shprehura për mënyrën e funksionimit të strukturave vendore, mungesa e ujit të pijshëm apo pastrimi i qytetit.
Në përfundim të takimit, shefi i mazhorancës ka dhënë prioritet figurave të reja duke i vendosur në poste drejtuese, përkatësisht Klevis Kason si kryetar i PS në Vlorë dhe Erjona Ismaili bashkëkryetare të komanduar.
Kritikat e kryeministrit për Vlorën u shfaqën publikisht gjatë debatit të zhvilluar me kryebashkiakun Dredha në 34-vjetorin e themelimit të PS./vizionplus.tv
