Tragjedi në botën e futbollit: Diogo Jota dhe vëllai i tij humbin jetën në një aksident të rëndë në Spanjë

Tragjedi në botën e futbollit: Diogo Jota dhe vëllai i tij humbin jetën në një aksident të rëndë në Spanjë

Bota e sportit është tronditur thellë pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit të Liverpool-it, Diogo Jota, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik në Spanjën veriperëndimore. Lojtari 28-vjeçar portugez, së bashku me vëllain e tij, Andre, u përfshinë në një aksident fatal në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pranë qytetit Zamora, në autostradën A-52, në afërsi të Palacios de Sanabria. Sipas raportimeve të para nga agjencia spanjolle e lajmeve EFE, automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga rreth orës 00:40 dhe më pas shpërtheu në flakë. Mediat spanjolle, përfshirë El Mundo, kanë konfirmuar se makina po udhëtonte në drejtim të Benaventes kur ndodhi aksidenti fatal. Kjo tragjedi ndodh vetëm pak ditë pasi Jota kishte kurorëzuar dashurinë e...