“Është thirrur protestë”/ Situata në Landfillin e Elbasanit, flet gazetarja:Situata e rëndë, kemi 24 orë që thithim tym

Gazetarja, Bardha Nergjoni e ftuar në një studio televizive u shpreh se situata në Elbasan me djegien e landfillit të mbetjeve është e rëndë dhe se është thirrur edhe një protestë për reagim qytetar.
Nergjoni:
Problemi i djegies së mbetjeve urbane nuk është një çështje që është e re për qytetin e Elbasanit. Djegia e mbetjeve përfshin të gjithë Luginën e Shkumbinit.
Është një çështje që përsëritet. Por në fakt nuk ka qenë e këtyre përmasave herët e tjera.
Ose është administruar më mirë, por përmasat e këtij zjarri ishin aq të mëdha dhe sasia e mbetjeve është aq e madhe sa që ne kemi 24 orë që thithim tymin e djegies së mbetejve urbane.
Jetojmë në këtë ajrin e nxehtë të ndotur në qytetin e Elbasanit. Kjo situatë është vërtetë e rëndë.
Është thirrur edhe një protestë pasnesër nga një grup aktivistësh në mënyrë që të ketë një reagim qytetar. Tre zjarre të vazhdueshme, dy që bien gjatë muajit korrik është një gjë e tepërt. Është një krim mjedisor i tepërt.