Ulet norma bazë e interesit nga 2.75 % në 2.5%

Banka e Shqipërisë reduktoi normën bazë të interesit në 2.5 % nga 2.75 për qind për të krijuar më shumë mundësi për qarkullimin në ekonomik duke mbajtur nën kontrollin inflacionin.Kjo është ulja e tretë e normës bazë, në dy vitet e fundit. Në vitin 2024, Banka e Shqipërisë ndryshoi kursin e politikës monetare për herë të parë që nga marsi i vitit 2022, kur kishte nisur një politikë shtrënguese, në përgjigje ndaj rritjes së shpejtë të normës së inflacionit.Në korrik 2024, banka uli normën bazë me 0.25 pikë përqindjeje, duke e çuar në 3%. Në nëntor 2024, norma bazë u ul edhe me 0.25 pikë përqindje, duke zbritur në 2.75%.Guvernatori tha se ekonomia po rritet afër potencialit të saj, po ai tha se, ekziston rreziku për rritjen e kostove të prodhimit dhe inflacionin në të ardhmen.Rritja e turizmit do të jetë më e moderuar, ndërsa inflacioni kthehet në objektiv më 2026.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.