Mali i Tomorrit konsiderohet një nga vendet më të shenjta në Shqipëri, aty ku çdo vit besimtarë të fesë bektashiane, por jo vetëm, e viztitojnë atë.
Por si në të gjitha vendet e tjera të shenjta, edhe Mali i Tomorrit ka specifikat e veta, sidomos kur bëhet fjalë për ataq që futen brenda tyrbes ku ndodhet Mekami (varri shpirtëror i Abaz Aliut).
Dervishi Hasan Carkanji ka tregaur për Quo Vadis në Vizion Plus, të moderatores Pranvera Borakaj, se para se të futesh brenda hiqen këpucët, dhe kjo është një formë respekti që tregohet ndaj shenjtit.
Ai gjithshtu shpjegoi edhe aksesorët që bektashinjtë mbajnë dhe atë të cilën ao simbolizojnë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Pse hiqen këpucët?
Dervish Hasan Carkanji: Është çështje besimi dhe respekti ndaj shenjtorit. Edhe puthja është në shenjë respekti.
Borakaj: Në çfarë kohe është ndërtuar?
Dervish Hasan Carkanji: Shenjat e para i ka në vitet 1600. Por ringritjen e saj e ka në vitet 2000. Është bërë nga Babai i asaj kohe, Baba Shaban Dervishi.
Borakaj: Ka dhe një simbol, çfarë përfaqëson?
Dervish Hasan Carkanji: Kjo është teslinë, ajo duhet të ketë 12 cepa, që simbolizon 12 imamët tanë të shenjtë, që janë nga familja profetike. Ka dhe pjesët e saj shtesë që janë 72 nyje, që simbolizon 72 dëshmorët e Qerbelasë, ku një prej tyre është edhe Abaz Aliu. Pastaj ka dhe 4 nyje që simbolizon Sherihatin, Tarikafin, Marifetin dhe Hakikatin. Këto ajnë ato dyert që të çojnë në pastrimin drejt Zotit.
Borakaj: Ky është gur natyral?
Dervish Hasan Carkanji: Po është gur i vërtetë që merret vetëm në Haxhi Bektash. Aty ku ka ndodhur një mrekulli. Prijësin tonë Haxhi Bektash Veliun e kanë helmuar, dhe aty ai ka vjellë, kur ka vjellë kanë mbetur këto shenja, prej aty u dha urdhër që ai gur të bëhej teslim që do të thotë dorëzim i lë gjithçka Zotit.
