Elmas Bogdani
Motrat Shote dhe Vjollca Haklaj, përfaqësuar nga avokati Idajet Beqiri, depozituan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar një ankim kundër vendimit të SPAK-ut për mosfillimin e procedimit penal lidhur me vrasjen e familjarëve të tyre, Elez dhe Cen Haklaj. Megjithatë, edhe ky ankimim është rrëzuar duke lënë familjen Haklaj pa një përgjigje të drejtë nga drejtësia. Familjarët akuzojnë për mungesë serioze të hetimit dhe fshehje të provave që lidhen me një organizatë kriminale të përfshirë direkt me ish-kryeministrin Sali Berisha, dhe kërkojnë të thirren si dëshmitare për të zbardhur ngjarjet e errëta të 8 majit 2002 në Tropojë. Gazeta “SOT” po sjell detaje nga ankimimi.
Shote dhe Vjollca Haklaj erdhën në Shqipëri, SPAK nuk i thirri për të dëshmuar
“SPAK përmes veprimeve të shpejta, por të papjekura, të pabazuara në ligjin procedurial penal dhe në aktet që i janë paraqitur prej kallëzuesve, ka anashkaluar dhe nuk ka kryer disa veprime që ligji e detyron të kryej: 1. Në mënyrën më abuzive dhe më të papërgjegjshme në vendimin e mosfillimit të Procedimit Penal thuhet se “Nuk është bërë e mundur pyetja e kallëzueseve Vjollca Haklaj dhe Shote Haklaj… sepse ato kanë dalë jashtë Shqipërisë…” Kallëzueset Shote Haklaj dhe Vjollca Haklaj në datën 24 janar 2025 kanë ardhur nga Italia në Shqipëri dhe kanë pajisur me prokurë të përgjithshme para noterit publik avokatin Idajet Beqiri, të cilit i kanë dhënë tagra të plota për t’i përfaqësuar dhe mbrojtur në çdo fazë të procedimit penal, të hetimit dhe të gjykimit. Ato, nga data 24.01.2025 dhe në vazhdim janë në Shqipëri, dhe pas paraqitjes së kallëzimit penal në datën 17 mars 2025 e në vazhdim, duke qënë të porositura nga Av. Idajet Beqiri, kanë qëndruar në Shqipëri në pritje të thirrjes prej SPAK për të dhënë deklarime rreth kallëzimit penal që kanë paraqitur. Në këto kushte, “arsyetimi” i Prokurorit Ened Nakuçi në vendimin e tij Nr.11919 Prot./E.N, datë 07.04.2025, per mosfillimin e procedimit penal në lidhje me kallëzimin penal nr.57, datë 21.03.2025 se gjoja paskan dalë jashtë Shqipërisë në vitet 2018 dhe 2024, ndaj nuk janë pyetur dot, është një akt i paprecedentë falsifikimi i hapur i të vërtetës dhe e bënë vendimmarrjen e prokurorit jo vetëm të pabesueshme, por edhe abuziv e në shpërdorim të hapur të detyrës së tij. Kështu Prokurori Ened Nakuçi, nëse nuk do të ishte i ndikuar nga subjektivizmi, do t’i kërkonte Av. Idajet Beqirit që kallëzueset të paraqiteshin para këtij prokurori në çdo ditë dhe orë dhe kjo do t’i mundësohej pa asnjë pengesë të vogël”, thuhet në ankimim.
Detajet
“Kallëzueset Shote Haklaj dhe Vjollca Haklaj janë motrat e dy vëllezërve të vrarë në mënyrë mizore nga një grup kriminal të motivuar politikisht, Sokol dhe Cen Haklaj. Atyre po në mënyrë barbare u kanë vrarë baban Elez Haklaj. Të kesh prej tyre një kallëzim penal për këto krime kaq të rënda me humbjen e jetës të tre pjestarve më të dashur të familjes dhe të mos i marrësh në pyetje për të dhënë deklarimet e tyre për sa kanë dijeni rreth këtyre vrasjeve, për motivet e këtyre vrasjeve, për provat dhe faktet që ato disponojnë, por që për shkak se këto krime i kanë bërë njerëz të fuqishëm të pushtetshëm, atyre nuk u është dhënë kurrë mundësia të tregojnë emrat e vrasësve, urdhëruesit e tyre, dëshmitarët okularë që kanë dijeni për këto vrasje etj, çdo gjë mund të jetë, por hetim i drejtë, objektiv, i ndershëm, ligjor, shterues dhe shërues i plagëve të rënda të shkaktuara nga marrja e jetëve në mënyrë mizore prej krimit të organizuar, nuk është. Ndaj kërkojmë që ky vendim i Prokurorit të mos miratohet por të kthehet për të bërë të plota dhe në zbatim të ligjit, të gjitha veprimet e domosdoshme, posaçërisht marrja e deklarimeve të viktimave kallëzuese, të cilat janë shmangur qëllimshëm nga dhënia e këtyre deklarimeve me parashtrime të pavërteta dhe fatkeqësisht të falsifikuara. Familjarët e 3 viktimave të vrara përmes mbrojtësit të tyre ligjor i kanë drejtuar Drejtuesit të SPAK një apologji të gjatë, me fakte, prova, dokumente, dëshmitarë etj, të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me të ashtuquajturat “hetime” që ka bërë Prokuroria e Tropojës, e cila duke qenë e politizuar dhe e kapur prej krimit të organizuar, të komanduar nga politika e lartë shtetërore e ka pezulluar hetimin e çështjes dhe nga viti 2002 deri në vitin 2025 nuk ka bërë asnjë veprim për zbulimin e kriminelëve që kanë vrarë Elez Haklaj dhe Cen Haklaj. Në këtë situatë të re, kur jo vetëm përmes kallëzimit penal, por edhe përmes kësaj apologjie të gjatë të familjarëve të viktimave të krimit, Prokurorit i jepen fakte, prova, dokumente, dëshmitarë okularë që dinë shumçka për ngjarjen, të mos citosh dhe analizosh asnjërën prej tyre, por të parashtrosh vetëm deformimet totale të së vërtetës së ngjarjes të 22 vjetëve më parë, kur askush nuk kishte guximin të denonconte kriminelët e lartë shtetëror, sepse u desh reforma në drejtësi dhe aktet zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur “non grata” urdhëruesin dhe organizatorin e organizatave kriminale që ka bërë edhe këto tre vrasje nga e njëjta familje, është jo vetëm në kundërshtim me ligjin, me një hetim të drejtë, të ndershëm dhe objektiv të çështjes, por edhe tepër e frikshme, sepse pas këtyre vrasësve qëndrokan prokurorët”, thuhet ndër të tjera në ankimim.
Provat që kanë në duar
Prokurori Eneid Nakuçi për shkaqe jo ligjore, vendos mosfillimin e procedimit penal me vendimin e tij Nr.11919 Prot/E.N, datë 07.04.2025, në një kohë që procedimi penal i kësaj çështje ka filluar, janë zhvilluar hetime dhe me vendim këto hetime janë pezulluar për mungesë të zbulimit të autorit të vrasjeve. Në një situatë të tillë, shpejtimi i Prokurorit Eneid Nakuçi për të mosfilluar procedimin penal ndaj kësaj çështje, kur procedimi penal për këtë çështje ka filluar në datën 8 maj 2002, por qëndronte e pezulluar, vjen në kundërshtim të hapur me ligjin procedurial penal, sepse nuk mund të mos fillojë procedimi penal, kur ky procedim ka filluar me vendim të arsyetuar dhe për një periudhë kohe hetimet kanë vazhduar. Në një situatë të tillë Prokurori Eneid Nakuçi ose do të përdorte logjikën ligjore që ka përdorur në këtë vendim të datës 07.04.2025 për ngjarjen e datës 21 qershor 1997 te “Ura e Milotit”, ose te “Ura e Zogut, Rubik, ku janë vrarë shtetasit Sokol Haklaj dhe Brahim Rustemi, ku ka vendosur t’i dërgohen kallëzimi dhe aktet prokurorit të çështjes së procedimit penale nr. 143, datë 20.12.2019, domethë do ta bënte këtë kallëzim penal pjesë përbërëse të dosjes penale të pezulluar nga Prokuroria e Tropojes (sot Prokuroria e Kukësit) të vitit 2002, por kurrsesi të merrte përsipër mosfillimin e çështjes penale me dy vrasje, kur ky procedim ka filluar! Si mundet të marrësh guximin të mbulosh dy vrasje të rënda dhe t’i lësh ende pa i zbuluar vrasësit e viktimave, duke i lënë ata jo vetëm të lirë, por as edhe për t’i stigmatizuar si vrasës, pavarësisht dënohen apo nuk dënohen, është parashkruar ose jo vepra penale që ata kanë kryer, por më e rëndësishmja që të njihen këta vrasës dhe të ruhen njerëzit nga pësimi i të njëjtave fatkeqësi që pësuan këto dy viktima të pafajshme dhe të bësh një arsyetim vendimi “mosfillimi të procedimti”, i cili në thelbin e tij është pushim i hetimeve të një çështje 22 vjeçare të pezulluar?! 2.2. Nga ana tjetër, si mund të bësh një “arsyetim” vendimi siç ka bërë Prokurori Eneid Nakuçi në vendimin e tij Nr.11919 Prot./E.N, datë 07.04.2025, për mosfillimin e procedimit penal në lidhje me kallëzimin penal nr.57, datë 21.03.2025, i cili megjithëse për këto dy ngjarje kriminale me 3 të vrarë, vihet në dijeni se procedimet penale kanë filluar, për njërin, atë të datës 21 qershor 1997 te “Ura e Milotit”, ka një procedim penal me nr. 143, datë 20.12.2019, ndrësa për ngjarjen e datës 08.05.2022 jo vetëm që ka një procedim penal të filluar, por edhe janë bërë hetime të pjesshme, pavarësisht të paplota dhe ka një vendim pezullimi, duke dale si “super prokuror” me “orientime’ se pse nuk ka “grup të strukturuar kriminal”, përse sipas tij nuk ka organizate kriminale”, “pse nuk ka asnjë provë që urdhëruesi i vrasjeve është Sali Berisha et etj, në një kohë që këtë atribut e kanë prokurorët që kanë të filluara këto procedime penale dhe që janë në fazën e hetimit të çështjes?! Për fatin e keq, nga humbja e objektivitetit në hetim, nga zelli i tepruar për t’i shërbyer padrejtësisht dhe pandershmërisht një ish shtetari të lartë, sikurse është ish Presidenti dhe ish Kryeministri Sali Berisha, i shpallur nga SHBA dhe Britania e Madhe si person dhe familje e pleksur në krime madhore në Shqipëri, person me precedent të përsëritur penal, i marrë i pandehur për krimin e korrupsionit pasiv, dhe që është në proces gjykimi, nga përmbajtja e vendimit Nr.11919 Prot/E.N, datë 07.04.2025, per mosfillimin e procedimit penal në lidhje me kallëzimin penal nr.57, datë 21.03.2025, objekt ankimi prej nesh, Prokurori Eneid Nakuçi ka ngatërruar rolin e tij, nga Prokuror i SPAK, në avokat i Sali Berishës, Besim Hajdarmatës, Miftar Lumneshit etj. Këtë gjë Prokurori Eneid Nakuçi e bënë në një kohë që Familja Haklaj është e bindur me prova të pakontestueshme, me fakte dhe dokumente që gjenocidin kundër kësaj Familje e ka bërë Sali Ram Berisha, i cili me zërin e tij, me figurën e tij, në mediat serioze kombëtare shqiptare, me shikueshmëri në të gjithë botën ku jetojnë shqiptarët, në “Googel”, në “YouTub” e në një mori rrjetesh mediatike, të shtypit të shkruar etj, ka deklaruar se vrasja e 7 pjestarëve të Familjes “Haklaj” janë bërë prej strukturave të shtetit në bashkëpunim me “hakmarrësit që kishin “hesape” me t’a, si dhe për shkak se 1 kishin zënë zënë rrugën për të shkuar në Tropojë Sali Berishës, dhe se ky “e hapi rrugën”…
Thirrja në SPAK
Viktimat e krimit, kallëzueset Shote Haklaj dhe Vjollca Haklaj, si dhe vëllai i viktimave Shkelzen Haklaj, të cilët Prokurori Eneid Nakuçi i mënjanoi në mënyrën absurde dhe më të keqe të mundshme kundër ligjit nga dhënia e deklaratave të tyre, kërkojnë të thirren para SPAK dhe të thonë me prova emrat e 3 kriminelëve ekzekutorë që kanë qenë në makinën nga ku janë qëlluar Elez dhe Cen Haklaj, emrin e personit të kërcënuar tek “lloçi i Kolgecaj-ve”, emrin e personit me të cilin kanë folur përtej varrezave të Margegajve, emrin e personit të ekipit të tyre nga Dragobia, në shtëpinë e të cilit kanë fjetur atë natë pasi kanë kryer krimin këta 3 ekzekutorë, dhe të shumë emrave të tjerë dëshmitarë”, thuhet ndër të tjera në ankimim.
Shote dhe Vjollca Haklaj sfidojnë SPAK, gati të dëshmojnë para drejtësisë dhe të zbulojnë provat tronditëse që…
