Në Mallakastër, një 55-vjeçar nga fshati Kutë është kapur duke kultivuar 30 bimë cannabis pranë lumit Vjosa. Ky rast u zbulua gjatë kontrolleve që synojnë parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Në lidhje me ngjarjen, kryeplaku i fshatit, 35 vjeç, po përballet me procedime ligjore për shpërdorim detyre, pasi dyshohet për lidhje me këtë veprimtari të paligjshme. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Bimët narkotike që u gjetën janë asgjësuar me djegie, ndërsa materialet e këtij rasti janë referuar në Prokurori për ndjekje të mëtejshme penale.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Ky incident është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të goditur kultivimin e drogës në zonë dhe për të mbrojtur sigurinë dhe rendin publik.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Njoftimi i Policisë Fier:
Mallakastër/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Kishte kultivuar bimë narkotike buzë lumit Vjosa, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.
Procedohet për shpërdorim detyre, kryeplaku i fshatit Kutë, ku u gjetën bimët.
Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.
Në kuadër të planit operacional antidrogë, të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi A. Z., 55 vjeç, banues në fshatin Kutë, pasi u kap në flagrancë buzë lumit Vjosa, zonë ku dyshohet se kishte kultivuar 30 bimë narkotike Cannabis Sativa.
Më tej, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatin Kutë, shtetasin G. Z., 35 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
