Britania ngre alarmin: Rusia po udhëheq një fushatë sabotimesh në Evropë, në shënjestër edhe Italia

Britania ngre alarmin: Rusia po udhëheq një fushatë sabotimesh në Evropë, në shënjestër edhe Italia

Nuk janë më sulme të izoluara, por një fushatë e mirëorganizuar sabotimesh fizike dhe kibernetike që po godet Evropën, pjesë e një lufte hibride të udhëhequr nga inteligjenca ushtarake ruse, GRU. Alarmi është ngritur nga autoritetet britanike përmes një dosjeje të detajuar të shpërndarë ndër aleatët përpara Samitit të NATO-s në Hagë. Sipas analizës së Londrës, operacionet e fshehta po godasin sektorët më jetikë, transportin ajror, hekurudhor dhe detar dhe janë intensifikuar me pjesëmarrjen e grupeve si Ember Bear, Fancy Bear dhe Sandworm, të njohur për sulme të sofistikuara ndaj faqeve zyrtare, databazave dhe infrastrukturës kritike. Ndërkohë, GRU po rekruton “agjentë të rastësishëm” përmes aplikacioneve si Telegram, shpesh qytetarë jorusë që ngarkohen me akte të thjeshta por të rrezikshme, si zjarrvënie apo dërgim pakosh me...