Në nisje të mbledhjes së radhës së Senatit Akademik të UNISHK, si zakonisht, rektori Tonin Gjuraj ka folur mbi çeshtjet të cilat do të ishin pjesë e rendit të ditër dhe diskutimit. Ndërsa çdo gjë ka shkuar normalisht teksa Gjuraj fliste për mediat, pika e tretë e rendit të ditës- zgjedhjet e pjesshme në UNISHK, ka ngjallur reagimin e antarit të Senatit, Gaspër Kokaj.
Duke ndërprerë konferencën për shtyp të rektorit, pedagogu i Juridikut, për shumë vite edhe dekan i këtij fakulteti, Kokaj ka akuzuar rektorin Gjuraj se ka mbajtur peng sipas tij, zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme. Nga ana e tij, rektori Gjuraj i ka kujtuar Kokajt problemet me ligjin dhe rregulloret, teksa ky i fundit i është drejtuar “je tu rrejt”, lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve në këtë fakultet vitet e shkuara.
Po ashtu, Kokaj i ka thënë rektorit Gjuraj se nuk njeh historinë e Juridikut dhe as të UNISHK, duke iu drejtuar se “ç’ të duhet ty të merresh me atë që kanë bërë rektorët e kaluar”. Ky debat në prani të mediave, ka zgjatur rreth 5 minuta, ndërsa në fund të fjalës së tij, rektori Gjuraj ka ftuar mediat të largohen për të vijuar mbledhjen e Senatit Akademik.
Burime të ShkodraWeb bëjnë me dije se debati ka vijuar edhe gjatë mbledhjes së Senatit Akademik, duke u kthyer në personal, këtë herë pa praninë e mediave.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
