Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Europë, ishte e ftuar në një emision televiziv.
Gjatë intervistës u diskutua edhe periudha kur ajo dhe një grup i madh figurash u larguan nga Partia Demokratike ndërsa shtoi se aktualisht mungon dëshira që PD të rikthehet në forcën dhe fuqinë që kishte më parë.
Ajo tha se në PD një grup i madh figurash dhe deputetësh, ku përfshihen edhe vetë ajo, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe të tjerë.
“Një grup i mirë u larguam nga PD me një vendim, me një të rënë të lapsit. Asnjëri nga ne nuk u largua nga PD vetë, por u larguam si unë, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe një tufë deputetësh, një grup i mirë.
PD kishte një lidership me model heroin dhe një militantizëm shumë pro modelit të liderit hero, figura kryesore e legjendës politike. Më pas, për shkak të këtij modeli, nuk arriti të krijonte diçka të qëndrueshme.
Më vjen keq që PD, me ndërgjegje të pastër dhe pa dhimbje, vrau një grup të mirë politikanësh,” shtoi ajo.
‘PD vrau një grup të mirë politikanësh’, Bregu: U eliminuan figurat kyçe për shkak të modelit të liderit ‘hero’
