Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lamtumirë jetës “pa para”, dy vendet europiane zbulojnë rrezikun dhe tërhiqen nga pagesat digjitale
Në një kohë kur shumica e vendeve po shkojnë drejt pagesave digjitale, Suedia dhe Norvegjia po ndryshojnë kurs. Këto dy shtete nordike, të cilat historikisht kanë qenë liderë në përdorimin e pagesave elektronike, tani po rikthejnë paratë e gatshme si një masë sigurie kundër krizave dhe sulmeve kibernetike. Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore, Suedia dhe Norvegjia kanë nivelin më të ulët të parasë fizike në qarkullim si përqindje e PBB-së në botë. Në Suedi, vetëm një në dhjetë blerje kryhet me para të gatshme, ndërsa pagesat me karta bankare dhe aplikacione mobile janë dominante. Megjithatë, përballë kërcënimeve të mundshme gjeopolitike, qeveritë e këtyre vendeve po inkurajojnë qytetarët të mbajnë para në dorë. Ministria e Mbrojtjes suedeze ka shpërndarë një udhëzues me titull “Nëse...