“BE, “gati për një luftë tregtare” me Shtetet e Bashkuara, planifikon të “godisë shërbimet dixhitale” kur t’i përgjigjet tarifave të shpallura nga Presidenti i SHBA Donald Trump”, tha sot Sophie Prima, një zëdhënëse e qeverisë franceze.
“Ne jemi pothuajse të sigurt se do të ketë vërtet një recesion në prodhim,” shtoi Prima, duke folur për radion RTL, ndërsa shprehu shqetësimin për ndikimin që do të kenë tarifat amerikane, kryesisht në verërat dhe pijet alkoolike franceze.
Lexo edhe :
Related Posts
Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën që vendos tarifa 20% për produktet evropiane të importuara në SHBA.
Pas vendimit amerikan, BE po përgatit përgjigjen e saj, e cila do të vijë në dy faza: “përgjigja e parë do të vijë rreth mesit të prillit dhe do të ketë të bëjë me sulmin e parë (nga presidenti amerikan) ndaj aluminit dhe çelikut”, theksoi zëdhënësja e qeverisë franceze.
“Dhe më pas do të ketë një përgjigje të dytë, e cila ndoshta do të jetë gati në fund të prillit dhe do të ketë të bëjë me të gjitha produktet dhe shërbimet”, shtoi Prima.
Aktualisht “shtetet anëtare të BE-së po negociojnë” këtë fazë të dytë të përgjigjes së tyre, shpjegoi ajo.
“Por ne do të godasim edhe shërbimet, për shembull shërbimet dixhitale të cilat aktualisht nuk tatohen dhe mund të tatohen,” shtoi Prima.
“Aktualisht kemi në dispozicion një sërë mjetesh dhe jemi gati për këtë luftë tregtare”, theksoi ajo.
Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet pasditen e sotme me përfaqësues të sektorëve të biznesit të prekur nga tarifat amerikane.
“Shqetësimi i parë është të bëjmë një bilanc dhe të bëjmë parashikime se cilat do të jenë sulmet dhe ndikimin e tyre në të gjithë sektorët.”
“Më pas do të shohim se si mund të mbështesim industritë prodhuese”, tha Prima.
“Ne shohim qartë se tregjet e eksportit, kryesisht të verërave dhe pijeve alkoolike po mbyllen. Prandaj ne duhet të mbështesim prodhimin tonë evropian,” vlerësoi ajo.
Trump “e konsideron veten sundimtar të botës. Është një qëndrim imperialist që ndoshta e kishim harruar, por që po kthehet me vrull të madh dhe vendosmëri të madhe”, përfundoi Prima./vizionplus.tv



Leave a Reply