Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Vengu ndan pamje nga operacionet për shuarjen e flakëve.
Ai siguron se në terren ndodhen të gjitha forcat e nevojshme për shuarjen e zjarreve dhe mbrojtjen e qytetarëve.
“Deri në orën 20:00, janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht, falë angazhimit të strukturave tona operacionale në terren. Aktualisht, vijojnë të jenë aktive vetëm 2 vatra zjarri: në fshatin Hoshtimë, bashkia Vlorë dhe në pyllin e Ballenjës, bashkia Bulqizë.
Jemi tërësisht të angazhuar në terren me mjetet dhe forcat tona, përfshirë edhe mbështetjen ajrore me helikopter të Forcave të Armatosura.Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat e mbrojtjes janë në gatishmëri të plotë për të reaguar me shpejtësi dhe vendosmëri kudo që të jetë e nevojshme.
Ftoj qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo sinjal zjarri dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë përhapjen e flakëve. Bashkë për të mbrojtur jetën, pasuritë dhe natyrën tonë!”, njofton ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.