Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…

Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…

Kompania Albpetrol ka reaguar nëpërmjet një deklarate pas videos së publikuar nga CEO-ja i River Watch, Ulrich Eichelmann, i cili tregoi në rrjetet sociale se si kishte ndryshuar ngjyrë lumi Vjosa për shkak të ndotjes nga nafta. Albpetrol shkruan se vendburimi i Gorisht-Koculit, nga ku është publikuar edhe videoja, është një vendburim 60-vjeçar si pasojë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Gjatë aktivitetit në zonë prej gjashtë dekadash, kompania shkruan se ky vendburim ka prodhuar mbetje të shumta, “të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike“ “Të cilat ne zbatojmë rigorozisht sot për eliminimin e tyre”, thuhej në deklaratë. Albpetrol thotë se është angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse sipas kushteve teknike...