“Mbi 10 deputetë të PS-së, të lidhur me krimin”, paralajmëron Çollaku: Në shtator, presim lëvizje nga SPAK

Gazetari dhe kandidati për deputet i PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Basir Çollaku tha se mbi 10 deputetë të PS-së janë përfaqësues të krimit. Ai shpreson që në fillim të shtatorit SPAK t’i çojë për ndjekje penale. Sipas tij ata mund të kundërshtojnë Ramën, por jo donatorët e tyre që u investuan për t’i bërë deputetë.
“Të sjellë rastet e shumta të kandidavë që sot janë deputetë në dndjekje penale në fillim të shtatorit. Ne kemi jo pak deputetë nuk janë të paktë. Varet nga pavarësia e SPAK që deri tani nuk e kemi. Mbi 10 deputetët janë përfaqësues të krimit në parlamentin e vitit 2025. Ata kanë grupin e tyre marrin porosi nga donatorët e tyre. Asnjë nuk është në gjendje që t’i thotë që nuk shkoj në kuvend. Mund të kundërshtojnë Ramën, por jo ata se ata kanë investuar”, tha Basiri.
Deklaratës së kreut të SPAK-ut Altin Dumani, se partitë kanë bërë kallëzime të paplota dhe jo të sakta për krime zgjedhore, Çollaku iu kundërpërgjigj duke u shprehu se pse nuk reagon për dosjet e Francës, Belgjikës dhe Holandës.
“Po mirë ne nuk kemi bërë asgjë po 45 dosjet që kanë ardhur nga Franca, Belgjika e Holanda? Ata nuk i kanë profesionale materialet e sjella ku në të gjitha është krim elektoral? Sa janë ndaluar e ndëshkuar prej tyre. Janë me emra publikë, janë ministra, deputetë, zyrtarë dhe të lidhur me trafikantë dhe me vrasës. Ne kemi 4 dosje të hapura ku janë 40 të tjerat për këto do presim zgjedhjet e 2060-ës”, u shpreh ai.
🔊Çollaku ngriti akuza se trafikantët e drogës dhe kriminelët punojnë për Partinë Socialiste.
“Ata drejtojnë shtetin ne themi tani pasi këta zotërinjtë e kokainës kanë zaptuar çdo zyrë nga qendër e në bazë. E ke me kobure te kutia e votimi. Në 2023 te Benet Beci ishin Bajrat në qendrat e votimit, video që janë publikuar. A janë në dosje ata? A u ndëshkuan ata? Pas denoncimeve pati njëfarë lëvizje ndaj unë them se SPAK të gjejë alibi justifikuese. Na u desh videoja që të goditej Visi i Pojës. A ishte ky grupi që ndikoi në zgjedhje? Sigurisht që ishte. Ata zotërojnë Portin e Durrësit. Sa duhet të presin shqiptarët për një arrestim kur dosja vjen nga SHBA?”, përfundoi ai.