Krimi që tronditi Turqinë: Burri vret 18-vjeçaren që mbeti shtatzënë nga përdhunimi

Krimi që tronditi Turqinë: Burri vret 18-vjeçaren që mbeti shtatzënë nga përdhunimi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Turqi dhe jo vetëm, pasi një vajzë 18-vjeçare, Oya Budak, u vra me armë zjarri nga i fejuari i saj në Stamboll. Viktima ishte mbi 5 muajshe shtatzënë dhe sipas raportimeve, shtatzënia kishte ardhur si pasojë e një abuzimi seksual. Autori i dyshuar, Samet Y., 19 vjeç, fillimisht kishte pranuar të fejoheshin, por pasi u informua për shtatzëninë, thuhet se anuloi fejesën dhe nisi të shmangte kontaktet me të ndjerën. Të enjten në mbrëmje, ai e telefonoi Oyan dhe i kërkoi të takoheshin “për të sqaruar gjërat”. Ajo pranoi dhe shkoi në takim me vëllain e saj 13-vjeçar. Në rrethana që janë ende nën hetim, Sameti nxori armën dhe e qëlloi në gjoks dhe në vesh,...