Trump: SHBA mund ta sulmojë sërish Iranin për uraniumin e pasuruar

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se Amerika mund të konsiderojë një sulm të ri ndaj Iranit lidhur me uraniumin e pasuruar.

Sa i përket deklaratave të bëra nga lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei i cili tha se iranianët e kaën fituar këtë luftë, Trump theksoi se SHBA do të reagojë edhe ndaj këtij qendrimi.
Më tej presidenti i SHBA shprehu dëshirën që inspektorë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ose një entitet tjetër i besueshëm të kenë akses për të kontrolluar objektet bërthamore të Iranit pas sulmeve ajrore që SHBA dhe Izraeli kryen gjatë fundjavës së kaluar. Megjithatë, Teherani ka refuzuar inspektimet.

Gjithashtu Trump tha se nuk beson se Irani synon ende të zhvillojë armë bërthamore pas këtyre sulmeve dhe shtoi se “Irani dëshiron të hyjë në negociata”.
Në një tjetër temë ai  theksoi se “Spanja do të vijë në vete” dhe do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen në nivelin prej 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas angazhimit në NATO, një vendim që Spanja ka qenë e ngurruar ta marrë.
Në lidhje me kriptomonedhat, Trump tha se “nëse SHBA nuk do të kishin zhvilluar kriptomonedha, do të ishin kinezët ata që do ta bënin këtë”.
 

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *