“Një jetë të tërë i shërbeu komunitetit”, ish- kryekomunari u nda nga jeta, reagon kryebashkiaku Marinaj

Me hidhërim mora lajmin e ndarjes nga jeta të një figurë të shquar të Kelmendit dhe mik i veçantë i imi Ndue Lelçaj.
Një jetë të tërë i shërbeu komunitetit si mësues i dalluar dhe i përkushtuar ndaj formimit dhe edukimit të brezave, mision të cilin e ka përmbushur me sukses, sepse akoma edhe sot ish nxënës të tij shprehen me nderimet më të larta për mësuesin e tyre.
Edhe në rolin e kryetarit të komunës së Kelmendit, ai sërish çdo ditë zgjodhi t’i shërbejë komunitetit me ndershmëri dhe përkushtim.
Krejt jeta e Ndue Lelçaj është një udhërrëfyes për çdo individ dhe për çdo shoqëri që zgjedh ta ndërtojë vetveten përmes rrugës së drejtë, dijes, sakrificës, shërbimit, tolerances dhe punës së palodhur.
Për krejt virtytet e tij, ndihem i privilegjuar që si kryetar bashkie i kam dorëzuar “Certifikatë Mirënjohjeje” në vitin 2022, ndërsa si mik i tij, kam marrë shumë më shumë në këmbim, një shembull frymëzues që do ta kem gjithmonë në mendjen time.
Largimi i tij nga kjo jetë është një humbje e madhe për familjen e tij, miqtë, bashkëpunëtorët, të afërmit por edhe për krejt komunitetin Malësor dhe Kelmendas në veçanti.
Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje! Shpirti i tij pushoftë në paqe!
Përcjellja në banesën e fundit bëhet nesër, ditën e premte | datë 27 qershor | ora 14:00 në varrezat pranë Kishës Selcë. Lamtumirë mik i mirë! /Publikuar në Facebook nga kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!