Zjarri në Ksamil ende aktiv, banorët iu bashkohen zjarrfikësve me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve (VIDEO)

atra e zjarrit në Ksamil vijon të jetë aktive prej disa orësh. Flakët janë përhapur, ndërsa forcat zjarrfikëse e kanë të vështirë të ndërhyjnë me automjete për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve të aksesueshme deri në zonën e zjarrit.
Sipas informacioneve, vënia nën kontroll e flakëve po bëhet me mjete rrethanore. Banorët e zonës janë angazhuar gjithashtu në fikjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në zonat e banuara.
Autoritetet iu kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë në çdo formë të mundshme për të përballuar situatën.