Euro kaloi pragun prej 1.17 dollarësh ditën e sotme, duke shënuar nivelin më të lartë që prej shtatorit 2021.Me një rritje 13% që nga fillimi i vitit, monedha e përbashkët është në rrugën për të realizuar performancën më të mirë vjetore që nga viti 2017, dhe ndoshta që nga 2003. Kjo e ka sjellë gjithashtu më pranë kufirit psikologjik 1.20 dollarë.Që nga inaugurimi i presidentit Donald Trump më 20 janar 2025, euro është forcuar me rreth 15% ndaj dollarit amerikan. Por cilat janë arsyet pas këtij forcimi të ndjeshëm të euros dhe a ka hapësirë për rritje të mëtejshme?Kthesa fiskale në Gjermani ndryshon lojënShpjegimi lidhet me një kombinim të rrallë mes stimulit fiskal në Europë, rënies së besimit në politikën monetare të SHBA-së dhe grumbullimit të pozicioneve spekulative kundër dollarit që po ushqejnë forcimin e euros.Megjithëse Banka Qendrore Europiane (BQE) ka vazhduar ciklin e uljes së normave të interesit, faktori kyç që ka ndikuar në rritjen e euros është politika fiskale, veçanërisht ajo gjermane.Në muajin mars, Bundestagu miratoi një ndryshim kushtetues që përjashton shpenzimet ushtarake dhe të infrastrukturës nga rregulli i ashtuquajtur “frenim i borxhit”, i cili e kufizon qeverinë nga huamarrja e tepërt.Ky ndryshim ligjor hapi rrugën për krijimin e një fondi infrastrukture prej 500 miliardë eurosh për energjinë e gjelbër, transformimin dixhital dhe zhvillimin rajonal deri në vitin 2035, të gjitha të strukturuara jashtë buxhetit për të shmangur kufizimet e borxhit.Paralelisht, Berlini ka premtuar të rrisë shpenzimet për mbrojtjen në 3.5% të PBB-së, në përputhje me objektivat e NATO-s për vitin 2030 dhe iniciativën më të gjerë “ReArm Europe” me vlerë 800 miliardë euro.Kriza politike në SHBA dëmton besimin te dollariNga ana tjetër e Atlantikut, ekonomia amerikane po jep shenja dobësimi. Prodhimi i Brendshëm Bruto për tremujorin e parë ka pësuar tkurrje, pjesërisht për shkak të rritjes së importeve para hyrjes në fuqi të tarifave të reja në prill.Por vëmendja e tregjeve është përqendruar më shumë te presioni politik, që po rritet mbi presidentin e Rezervës Federale, Jerome Powell.Megjithëse Powell përsëriti këtë javë se është shumë herët për të ulur normat, duke përmendur rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe pasiguritë për inflacionin që vjen nga tarifat, besimi i investitorëve te pavarësia e Fed-it është tronditur.Sipas analistëve të bankës BBVA: “Powell nuk duket i prirur të ulë normat që në korrik, edhe pse brenda Fed-it po zhvillohet një debat i brendshëm mbi kohën e lëvizjes së ardhshme monetare, i cili pritet të intensifikohet”.Ata shtuan se dobësimi i dollarit është thelluar “në kushtet kur raportohet se presidenti Trump po shqyrton mundësinë për të zëvendësuar Poëell deri në shtator ose tetor”, megjithëse mandati i tij përfundon në maj 2026.Tregjet e kanë interpretuar këtë si një situatë të mundshme me një “kryetar në hije”, i cili mund të ndikojë pas kuintave për të mbajtur normat e interesit të ulëta, duke ushtruar presion negativ mbi dollarin.Çfarë po shikojnë analistët në ecurinë euro-dollar?Francesco Pesole, analist në ING, theksoi rëndësinë në rritje të të dhënave mbi punësimin në SHBA.“Lajmet nga tregu i punës kanë potencial ndikimi të madh, veçanërisht pasi të dhënat e inflacionit për muajin maj nuk arritën të nxisnin një reagim më të butë nga Powell. Nëse ka lëvizje në pjesën e dytë të mandatit të Fed-it, disa anëtarë të tjerë të FOMC mund të bashkohen me krahun që favorizon uljen e normave, pavarësisht shqetësimeve për inflacionin.”Ai vuri në dukje se tregjet aktualisht vlerësojnë si 25% mundësitë për një ulje të normave më 30 korrik dhe presin një ulje totale prej 62 pikësh bazë deri në fund të vitit.Ndërkohë, pozicionimi i investitorëve po vazhdon të ndikojë kursin euro-dollar.Treguesit teknikë sinjalizojnë vazhdim të trendit pozitiv. Luca Cigognini, analist në Intesa Sanpaolo, komentoi: “Struktura afatshkurtër e EUR/USD mbetet përgjithësisht pozitive. Nëse thyhet niveli i rezistencës 1.1717, euro mund të shkojë drejt 1.1750, me objektivin tjetër në 1.1800–1.1820.”Përtej këtyre niveleve, tregtarët kanë vënë në shënjestër rezistencën në 1.1910, niveli i gushtit 2021, dhe më pas barrierën psikologjike në 1.20.Objektivat më të lartë përfshijnë edhe 1.2350 (janar 2021) dhe 1.2550 (shkurt 2018), por arritja e tyre do të varet ndjeshëm nga zhvillimet ekonomike dhe politike në gjysmën e dytë të vitit. / EuronewsKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Euro drejt niveleve më të larta në katër vite: A mund të arrijë në 1.20 dollarë apo edhe më shumë?
