Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, akuzoi mazhorancën për vendosjen e një “regjimi obskurantist” në Shqipëri, që sipas tij po minon themelet e demokracisë në vend. Shehu u shpreh se përpjekjet e qeverisë për të krijuar “tymnaja” për të fshehur të vërtetën janë të kota dhe se përgjegjësia për situatën aktuale është “e paimagjinueshme”.
“Përgjegjësia e tyre është e madhe për shkatërrimin e sigurisë rajonale dhe për përpjekjen për të ndërtuar një Serbi të madhe e të re në rajonin tonë”, deklaroi ai.
Deputeti demokrat theksoi se Partia Demokratike dhe ish-kryeministri Berisha kanë qenë për vite mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës dhe integrimit evropian të Ballkanit. Ai shtoi se qeveria aktuale ka rrënuar parimet themelore të stabilitetit dhe ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Këto marrëdhënie sot janë në nivelin më të keq historik, duke i bërë shërbimin më të madh Vuçiçit dhe Serbisë,” përfundoi Shehu.
Shehu:
Këta vendosën një regjim obskurantist në Shqipëri i cili po shkatërron çdo bazë dhe çdo të demokracisë shqiptare.Sado përpiqen të krijojnë tymnaja, nuk munden, përgjegjësia e tyre është e paimagjinueshme, për atë që krijuan.Dhe përgjegjësia e tyre është e madhe edhe për shkatërrimin pikërisht të sigurisë rajonale, për shkatërrimin e rolit të Shqipërisë në rajon dhe për ndërtimin e një Serbie të madhe e të re në këtë rajonin tonë.
Partia Demokratike dhe Berisha, kanë qenë në gjithë këto vite mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, mbështetësit më të mëdhenj të integrimit evropian të rajonit tonë dhe mbështetësit më të mëdhenj të stabilitetit të rajonit, i cili u shkatërrua tërësisht nga këta, nga ky narkoshtet që ngritën, duke rrënuar këto parime themelore dhe duke arritur që edhe marrëdhëniet tona me Kosovën në këto momente të jenë në nivelin më të keq historik të tyre, duke i bërë shërbimin më të madh Vuçiçit dhe Serbisë.
‘Qeveria po i shërben Vuçiçit’, Shehu akuza në Kuvend: Po ndërtojnë një Serbi të madhe në rajon
