Procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës ka hyrë në ditën e tetë dhe po vijon në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku deri më tani janë hapur 939 kuti votimi. Deri më tani, rezultatet kanë treguar lëvizje minimale të votave, që nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve apo në renditjen përfundimtare të partive në listën e parë.
Partia Demokratike ka rezultuar me 502 vota të humbura, të cilat i janë regjistruar gabimisht në numërimin fillestar. Pas saj vjen Partia Socialiste me 334 vota të humbura.
Lëvizje votash ka patur edhe për partitë më të vogla:
Nisma “Shqipëria Bëhet”: -36 vota
Lëvizja Bashkë: -55 vota
Partia Mundësia: -35 vota
PSD: -29 vota
Ndërkohë, Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka fituar +20 vota, që sipas të dhënave, i janë marrë gabimisht më 11 maj.
Gabime janë konstatuar edhe në votat preferenciale për kandidatët, çka ka shkaktuar edhe reagime:
Ilir Alimehmeti (PD): -127 vota
Ilir Meta (PL): -47 vota
Jorida Tabaku (PD): -84 vota, por mbetet me diferencë të lartë ndaj Alimehmetit
Në radhët e PS-së:
Erion Braçe: -160 vota – ka shprehur publikisht pakënaqësinë duke akuzuar KAS-in për pavlefshmëri të votave të tij
Ervin Hoxha: -259 vota
Fatmir Xhafaj: -165 vota
Olta Xhaçka: -33 vota
Blerina Gjylameti: +10 vota
Procesi pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa KQZ ka konfirmuar se gabimet janë të natyrës teknike, pa ndikim të rëndësishëm në përbërjen përfundimtare të përfaqësuesve.
Rinumërimi në Tiranë nxjerr zbuluar PD, ja si përfitoi 502 vota ‘qyl’ në 11 maj! KQZ justifikohet: Gabime njerëzore
