VIDEO – Biznesmeni Gjergj Luca publikon faturën, ja me sa e blen karburantin për anijet jashtë vendit…

Disa ditë më parë, kryeministri Rama u shenjestrua nga disa media se jahtet apo anijet e huaja që ankorohen në Shqipëri, e marrin naftën me çmim vetëm 60 lekë për litër.
I kthyer nga një udhëtim pune me anijet e flotës “Rozafa”, biznesmeni i njohur Gjegj Luca, tregon se edhe anijet e tij, në portet e huaja ku janë ankoruar, janë furnizuar me naftë thuajse me të njëjtin çmim.

Jo vetëm kaq, Luca ka bërë publike edhe një faturë, ku tregon se anijet e tij e kanë marrë naftën me çmim 0.59 euro për litër, duke u rreshtuar në krah të kryeministrit Rama.
“Kujtuat që ju harrova? Ja sapo erdha nga Malta mendjen te ju e kam. Desha t’u kujtoj se edhe anijet edhe skafet apo jahtet shqiptare kudo ku të duan nëpër portet e botës furnizohen me naftë njësoj si këtu te ne, ashtu siç furnizohen të huajt. Mbajeni mend këtë informacion, nuk u gënjej se s’jam as portal e as gjobvënës!”, shkruan Gjergj Luca në publikimin e tij në rrjetet sociale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!