Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Zero shanse për mandatin e 14-të”, Alibeaj shuan shpresat e PD për Tiranën: Berisha s’mund të jetë më pikë orientimi
Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq më tepër me një diferencë të theksuar prej 300 mijë votash mes PS-së dhe PD-së. Ajo që vihet re deri tani është se gabimet janë njerëzore dhe përtej kësaj kjo kërkesë të jep shëmbëlltyrën e një alibie të krijuar nga PD për humbjen e thellë në zgjedhjet e 11 majit. Deputeti Enkelejd Alibeaj që ishte dhe kandidat i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, ku theksoi se rinumërimi ishte thjesht një arsye që Berisha të justifikojë humbjen duke përsëritur shprehjen ‘shtyje ta shtyjmë’. Madje duhet theksuar se shanset që Partia Demokratike të marrë mandatin e 14-të në Tiranë, me këtë trend të rinumërimit, janë zero. I...