Situatë alarmante/ Valë e të nxehtit në Ballkan, rrezik për zjarre në këtë vend

Situatë alarmante/ Valë e të nxehtit në Ballkan, rrezik për zjarre në këtë vend

Autoritetet në vendet e Ballkanit janë në gatishmëri për një valë të nxehti që pritet në rajon, vetëm disa ditë pasi zjarret shpërthyen në bregdetin e Kroacisë , ku u shpall një “alarm i kuq”. Shërbimet meteorologjike paralajmërojnë për një rrezik në rritje të zjarreve, me temperatura që mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në disa zona. Në Kroaci, ku mijëra hektarë tokë u bënë shkrumb e hi gjatë fundjavës në bregdetin pranë Splitit, shefi i zjarrfikësve Slavko Tukakovic u bëri thirrje banorëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të sillen me përgjegjësi. “Le të mos i lejojmë zjarret të bëhen rutina jonë e përditshme”, tha shefi i zjarrfikësve. Rajone të tilla si kryeqyteti Zagreb dhe Dalmacia janë në “alarm të lartë” për...