Misteri i zhdukjes së 400 kg uranium

Misteri i zhdukjes së 400 kg uranium

Në tre sitet bërthamore iraniane të Fordow, Natanz dhe Isfahan – të bombarduara nga Izraeli, më pas nga Shtetet e Bashkuara dhe dje sërish nga Izraeli – nuk kishte 408.6 kilogramë uranium të pasuruar në nivelin 60 për qind, që në muajin maj kishte trembur Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike të OKB-së. Me atë material, Republika Islamike ka mundësinë të ndërtojë bombën, siç pretendojnë Netanyahu dhe Trump, prandaj kërcënimi është ende i pranishëm. Avionët izraelitë, bombat amerikane me peshë 13 tonë, raketat Tomahawk, kanë shkatërruar impiantet, në sipërfaqe dhe nën tokë, me një nivel dëmi që mund të vlerësohet vetëm me kalimin e kohës, por ndërkohë iranianët kanë zhvendosur uraniumin në vende sekrete. Për Izraelin, kjo është arsye e mjaftueshme për të shpallur një tjetër...