Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë samitit të NATO-s në Hagë, ka sulmuar Spanjën e cila nuk pranoi të rriste në 5% buxhetin për mbrojtjen.
Trump tha se qëndrimi i Madridit është “i pafalshëm” dhe “i padrejtë”, ndërsa ka paralajmëruar pasoja për të. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një gazetar spanjoll, Trump i tha:
“Ju jeni i vetmi vend që nuk po paguani. Nuk e di cili është problemi. Mendoj se është shumë keq. Ne do ta kompensojmë. Po negociojmë një marrëveshje tregtare me Spanjën. Do t’i bëjmë të paguajnë dyfish. Dhe e kam seriozisht,” u shpreh Trump.
Ai më tej i është drejtuar gazetarit, duke i thënë: Duhet t’u thuash të kthehen dhe të paguajnë. Ti je gazetar – thuaju të kthehen, duhet të bashkohen me të gjitha ato vende që po paguajnë 5%.”
Trump ka përsëritur se Spanja do të përfitojë pa kontribuar, por do të pagujnë përmes tregtisë: “Nuk do të lejojë të ndodhë, është e padrejtë”. Kujtojmë se Spanja është i vetmi vend anëtar që ka refuzuar të angazhohet në rritjen e buxhetit të mbrojtjes në 5% të PBB-së.

Leave a Reply