Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 13 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, të cilat janë izoluar me ndërhyrjen e forcave operacionale, megjithatë disa zona po mbahen ende nën monitorim për çdo rrezik të mundshëm.
Në aksionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 118 forca operacionale, 22 automjete zjarrfikëse si dhe mjete të tjera ndihmëse.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, qarku Fier paraqet nivel rreziku të lartë, ndërsa qarqet e tjera shënojnë rrezik të moderuar, me përjashtime të lokalizuara në zona të caktuara në Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar në ditët me temperatura të larta dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet për çdo vatër zjarri që vërejnë.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 13 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha, por në pak prej tyre situata po mbahet nën monitorim.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan118 forca operacionale, 22 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transporti dhe gërmuese.Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:
Qarku Vlorë.
Pas një pune të pandërprerë zjarri i rënë në një sipërfaqe me lis, shkurre dhe ullinj,në fshatin Llaman, njësia administrative Himarë, bashkia Himarë u arrit të shuhej. Në operacion u angazhuan: 4 automjete zjarrfikëseme 12 efektivënga shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë, 3 forca policore, 13 forca bashkiake dhe4 forca Shërbimi Pyjor. Shkaku i rënies së zjarrit është i papërcaktuar.Po ashtu u arrit të shuhej edhe zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Amonicë, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë si dhe vatra në një sipërfaqe me shkurre, në lagjen “Ish-Fidanishtja”, njësia administrative Rajoni 5, bashkia Vlorë.
Qarku Lezhë
Pas një pune të palodhur të forcave, u shua edhe vatra e zjarrit të rënë më datë 23.06.2025, në fshatin Ndërfan, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, në një sipërfaqe me pyll lisi dhe shkurre. Zona po mbahet në monitorim.
Qarku KukësEdhe vatra e zjarrit, në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në fshatin Mamëz, njësia administrative Kolsh, bashkia Kukës u shua plotësisht pas përpjekjeve të forcave, por zona po mbahet nën monitorim. Qarku ElbasanNë qarkun e Elbasanit janë shuar vatrat; në fshatin Shijon, njësia administrative Bradashesh, bashkia Elbasan, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra; vatra ne një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në vendi e quajtur “Mali i Dukës”, njësia administrative Rrajcë, bashkia Prrenjas.
Qarku TiranëNjë vatër zjarri e rënë dje, në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, rreth orës 16:50, në fshatin Vishnje, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë u arrit të izolohej. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.
Qarku DurrësËshtë arritur të shuhet një vatër zjarri që ra pasditen e djeshme, në një bazë ushqimore për bagëtitë, në fshatin Borizanë, njësia administrative Thumanë, bashkia Krujë. Si pasojë, pati dëme në objekt dhe në bazën ushqimore. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.Po ashtu u shua edhe vatra e zjarrit, në një sipërfaqe me hamullore, në fshatin Hamallaj, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës.6. Qarku FierForcat e angazhuara në terren izoluan zjarrin e rënë dje, rreth orës 17:05, në një sipërfaqe me shkurre, në fshatin Sheqishtë, njësia administrative Zharrëz, bashkia Patos.
Qarku GjirokastërForcat operacionale punuan për shuarjen e vatrës së zjarrit të rënë dje, rreth orës 20:40, në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, midis fshatrave Valare dhe Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri, bashkia Gjirokastër.Nga qarqet e tjera të venditnuk janë raportuar raste zjarri.Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarkun Fier, ndërsa pritet nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet e tjerë.Nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug), Kukës (JugLindje), Lezhë (Qendër), Durrës (VeriLindje), Tiranë (Jug), Elbasan (JugPerëndim), Gjirokastër(Veri) dhe Vlorë (Veri).Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit thirrjen për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperature të larta dhe të njoftojnë në kohë, në cdo rast kur vërejnë një vatër zjarri.
Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra në 24 orët e fundit, të gjitha të izoluara
