Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Minimatura, 28 mijë nxënës do të testohen sot në lëndën e Matematikës
                            Rreth 28 mijë minimaturantë do t’i nënshtrohen këtë të mërkurë provimit të dytë të detyrueshëm, atij të lëndës së Matemtikës. Provimi do të nis në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30. Provimet shënojnë fazë të rëndësishme në formimin e nxënësve ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë. Më 30 qershor nxënësit e klasave të nënta do të zhvillojnë provimin e tretë dhe të fundit, atë të Gjuhës së Huaj. Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.