Luftën 12 ditore, Alibeaj e komentoi si një ridimensionim të rendit të ri botëror si dhe amerikanët treguan që janë një forcë e madhe ushtarake në planet.
Deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në një studio televizive komentoi tensionet në Lindjen e Mesme mes Iranit dhe Izraelit, si dhe me ndërhyrjen e SHBA. Alibeaj tha se deklarata e Trump ishte lëvizje e mençur dhe e vetëkufizuar.
“Deklarata e Trump më është dukur lëvizje e mençur dhe e vetëkufizuar. Ajo që është lufta 12 ditore, nuk ishte luftë për motivet e deklaruar, ishte luftë qytetërimesh dhe sistemesh.
Nuk ishte çështje fizike, bërthamore, ishte çështje se sa e disiplinuar ishte dora që do shtypte atë buton. Kam përshtypjen që ajo që ndodhi ishte një ridimensionim i rendit të ri botëror, me atë që ndodhi amerikanët treguan që janë forca e madhe ushtarake në planet, tregoi që jo vetëm që është i fortë por edhe i ekuilibruar, një gjë që i mungon stabilitetit në botë.”, tha Alibeaj.
“Deklarata e Trump, lëvizje e mençur”/ Tensionet në Lindjen e Mesme, flet deputeti: Lufta 12 ditore, ridimensionim…
