Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Urgjenca Kombëtare, trajnim për përballimin e emergjencave kimike dhe bërthamore
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka zhvilluar një trajnim nga ekspertë të BE-së dhe Qendrës së Ekselencës për t’iu përgjigjur emergjencave të veçanta, si ato kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore. Trajnimi u realizua nga specialistë të 9 vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, të cilat janë trajnuar nga ekspertë të BE-së. Pamje nga trajnimi u publikuan në rrjetet sociale nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. Trajnimi konsistonte në improvizimin e një incidenti kimik brenda një magazine, për të demonstruar më pas teknikat e ndërhyrjes dhe reagimit për të qenë sa më efikas. “Ne kemi bashkuar 9 vende për të parë se sa efektiv ka qenë trajnimi, dhe të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë, tashmë kanë aftësinë për t’u përgjigjur ngjarjeve me natyrë kimike, biologjike apo radioaktive”, thotë...